Prishtina. Foto: Kallxo.com

Zyrtarët e Kosovës dhe BE-së, Bashkërisht Kundër Terrorizmit

Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm paraqesin sfidë të përbashkët për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit në Prishtinë të një delegacioni të BE-së me zyrtarët kosovarë.

Sipas deklaratës, bisedimet të enjten dhe të premten kanë qenë produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve në luftimin e këtyre problemeve.

Në këtë kontekst, të dyja palët kanë përshëndetur vendimin e 13 dhjetorit, 2017, me të cilin Kosova është bërë partner i plotë i EUROPOL-it me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me BE-në.

Delegacioni i BE-së u kryesua nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Pedro Serrano, i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.