Ilustrim: Policia Speciale te "Rrethi i Flamurit" - Foto: KALLXO.com

ZYRTARE: Vidhet Flamuri Shtetëror i Kosovës

Flamuri i shtetit të Kosovës, i cili do të duhej ta zëvendësonte flamurin kombëtar shqiptar te “Rrethi i Flamurit” është vjedhur.

KALLXO.com merr vesh se flamuri shtetëror i Kosovës është vjedhur nga vetura në të cilën gjendej.

Agron Borovci zëdhënës i Policisë tha për KALLXO.com se personat përgjegjës e kanë njoftuar Policinë se dikush ua ka marrë flamurin.

Sipas Borovcit ende nuk është hapur rast në Polici.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.

Pak çaste më parë, personat që thanë se janë autorizuar nga Qeveria e Kosovës për ta zëvendësuar flamurin kombëtar me atë shtetëror e kanë hequr nga shtiza flamurin gjigand, pasi janë ndihmuar nga ekipet e Zjarrfikësve, të cilët u dolën në ndihmë pasi që kabllot e rrymës të shtizës nuk funksionuan, edhe pse ekipet e KEDS-it bënë përpjekje për ta rregulluar problemin.

KALLXO.com po transmeton LIVE operacionin e zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror të Kosovës.