Zyrtare: Policia e Kosovës me Autoblinda Në Veri

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani e konfirmoi për KALLXO.com se forcat e rendit janë shtuar në veri.

“Policia e Kosovës është duke vepruar me të gjitha njësitë dhe mjetet relevante në veriun e Mitrovicës. Tha Kelani për KALLXO.com.

Këto komente Kelani i ka bërë kur ështe pyetur për lëvizjen e mjeteve të blinduara në drejtim të Jarinjes.

KALLXO.com raportoi sot për forca të shtuara të Policisë së Kosovës në veri, pasi Serbia sot në mëngjes nisi një tren nga Beogradi me qëllimin që ai të arrijë deri në Mitrovicën e Veriut.

http://kallxo.com/policia-speciale-perforcohet-ne-veri/

Gjatë ditës u raportua nga mediet për vendosje të eksplozivit në hekurudhën që lidh Serbinë me pjesën veriore të Kosovës, por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri Besim Hoti tha për KALLXO.com se hekurudha u kontrollua për mjete shpërthyese dhe në të nuk u gjet asgjë.

http://kallxo.com/policia-hekurudha-u-kontrollua-per-eksploziv/

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për shtyp në Beograd se njësitë speciale të Policisë së Kosovës tentuan ta minojë hekurudhën.

http://kallxo.com/vuciq-policia-speciale-e-kosoves-tentoi-ta-minoje-hekurudhen/

KALLXO.com sot gjatë tërë ditës raportoi për lëvizjet e trenit me simbole fetare, politike e kombëtare serbe, i cili u ndal në rashkë pa u vazhduar rrugën më tutje drejt Kosovës.

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/

Në një dalje të Kryeministrit Mustafa para gazetarëve, ai tha se “kthimi prapa i trenit është veprim i duhur, pasi ai nuk do të lejohej të hynte në Kosovë.

http://kallxo.com/isa-mustafa-treni-nuk-te-lejohej-te-hynte-ne-kosove/

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.