Zveçani Shpenzon Rreth 70 Mijë Euro për 2 ‘Super Vetura’

Komuna e Zveçanit ka shpenzuar 64 mijë e 500 euro për blerjen e dy veturave hibride.

Kërkesa e komunës së Zveçanit ka qenë për 2 vetura të tipit Crossover 4×2.

“Blerje Veture Crossover 4×2 Hybrid (benzinë + hibrid / bateri / elektrike) – 2 automjete”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Për këtë tender kanë qenë dy oferta të përgjegjshme, por që e ka fituar kompania me çmimin të ulët të ofruar, e që ka qenë rreth 1500 euro më e lirë.

Në kërkesën e Komunës për blerjen e kësaj veture tregohen specifikat e veturës që Komuna ka kërkuar t`i ketë.

“Ndërrues automatik, Air Bag (shofer dhe pasagjer) me veprim në dy faza, Air Bag Anësor, Air Bag për gjunjë (vozitësi), Air Bag – Perde (para dhe mbrapa), pasqyra që palosen në mënyrë elektronike”, janë disa prej kërkesave që i ka paraqitur Komuna e Zveçanit në njoftimin për kontratë.

Karakteristikat, si ndezja e veturës pa çelës, ekran kolor me prekje e kamerë të pasme që ndihmon vozitësin për të parkuar veturën i plotësojnë vetëm veturat e tipit më të fundit.

Kryetar i komunës së Zveçanit është Vucina Jankovic që vjen nga Lista Serbe.