Nga seanca e gjykimit për mashtrim në zgjedhje. Foto: Kallxo.com

Zvarritet Gjykimi ndaj të Akuzuarve për Mashtrim në Zgjedhje

Pesë të akuzuar për mashtrim me vota dolën sot në gjykatore për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë por shqyrtimi gjyqësor nuk u mbajt për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Dy nga të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme. Gjykatësi Vehbi Kashtanjeva tha se ka prova që njëri ndër të akuzuarit, Shahin Krasniqi, nuk është ftuar me ftesë të rregullt, ndërsa i akuzuari tjetër Abedin Gashi nuk e ka arsyetuar mungesën e tij në seancë.

Për arsye se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës gjyqësore, gjyqtari Kashtanjeva seancën tjetër e caktoi për 25 prill.

Pesë të pandehurit akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për mashtrim me vota.

Ata akuzohen se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të vitit 2010 në qendrën e votimit në shkollën fillore në Janjevë të Komunës së Lipjanit, i pandehuri Shahin Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, dhe katër anëtarët tjerë Zylbehar Bytyqi, Ferat Gashi, Abedin Gashi e Ferat Gashi, në bashkëkryerje, kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit me rastin e numërimit të fletëvotimeve u kishin kanë hequr disa vota disa kandidatëve të subjekteve politike duke ua shtuar disa kandidatëve të tjerë me çka dyshohet se kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë qendëër votimi.