Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Zotimet e Kryetares së Gjykatës më të Madhe në Kosovë

Në këtë intervistë, Bytyqi flet për atë se cilat janë planet e saj për mandatin katërvjeçar dhe si planifikon ajo që ta rrisë efikasitetin e punës së kësaj gjykate.

Ajo ka folur edhe për problemet me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata më e madhe në vend dhe numrin e madh të lëndëve dhe mungesën e gjyqtarëve.

Po ashtu, kryetarja Bytyqi ka folur edhe për lëndët e korrupsionit, për të cilat ajo ka thënë se nuk do ketë më parashkrime me fajin e gjyqtarëve.

Ajo është zotuar se do punojë që brenda mandati të saj të shkurtohet koha e pritjes së qytetarëve për t`i zgjidhur lëndët e tyre në këtë Gjykatë.

Dhe në fund mund ta ndiqni rubrikën e rregullt “Policia”, me pamjet ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo te premte në RTK në orën 22:20 ndërsa repriza transmetohet të hënën në mesditë.