Zjarri Vazhdon Përhapjen në Shkollën e Mitrovicës

 

Fotografitë e fundit të siguruara nga KALLXO.com tregojnë se intensiteti i zjarrit në shkollën fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë nuk ka rënë edhe përkundër intervenimit të zjarrfikësve nga katër komuna. Siç shihet në fotografitë e siguruara një pjesë e qatisë tashmë ka rënë ndërsa qytetarë dhe zyrtarë të tjerë janë angazhuar të zbrazin nga klasat materialet e rëndësishme të shkollës përfshirë arkivat dhe ditarët.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për zjarrin që përfshiu shkollën pasditen e së dielës. Drejtori i Emergjencave në Mitrovicë Musa Dragaj ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka viktima përderisa ka sqaruar se zjarri është i nivelit të lartë dhe vështirë i kontrollueshëm