Ilustrim

Zjarri në Kçiç të Mitrovicës Vihet në Kontrollë

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj.

Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve nga të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës, kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. “Zjarrin e kemi lokalizuar në masë. Nuk ka rrezik më për banorët këtu përreth dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë shkurt Dragaj. Ndryshe, sot në këtë fshat rreth 200 hektarë sipërfaqe janë përfshirë nga zjarri, ndërsa që nga ora 16:30 njësitë e zjarrfikësve kanë punuar në lokalizimin e tij.