Zjarri shkrumbon një lokal në Pejë - Foto: KALLXO.com

Zjarri Kaplon një Lokal në Pejë (FOTO)

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Pejë.

Lokali në fjalë gjendet në rr. “Adem Jashari”, afër Stacionit të Autobusëve,

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Njësitë e zjarrfikësve po bëjnë gjithçka për ta shuar zjarrin e madh.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

KALLXO.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.