Ilustrim

Zjarrfikësit Shpëtojnë nga Zjarri Disa Shtëpi në Pejë

Zjarrfikësit e Pejës kanë shuar zjarrin që kishte kapluar para orës 19:00 një objekt të drunjtë, e nga i cili rrezikoheshin disa shtëpi banimi.

Me të marrë të informatës, Zjarrfikësit dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen “Kristali” të qytetit të Pejës.

“Sapo jemi njoftuar nga qendra alarmuese kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kemi ndalur zjarrin. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Për fat të mirë është evituar rreziku që u kanosej disa objekteve të tjera”, tha për KALLXO.com Sherif Kurtaj, udhëheqës i njësitit të Zjarrfikësve.