Zjarrfikës - Foto: REL

Zjarrfikësit shkojnë me urgjencë te Konviktet, kuptojnë se ishin djegur një palë atlete

Ekipi i Zjarrfikëseve të Prishtinës ka shkuar me urgjencë te Qendra e Studentëve pasi ka marrë një thirrje për zjarr në terracën e njërit nga konviktet.

Por në fakt, ndërhyrja e Zjarrfikësve nuk ka qenë e nevojshme fare, pasi që aty ishin djegur vetëm një palë këpucë sportive.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Pas një informate, Zjarrfikësit kanë shkuar në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e nevojshme intervenimi sepse ishin djegur vetëm një palë atlete në terracën e njërit nga konviktet e Qendrës së Studentëve”, tha Agron Borovci për KALLXO.com.

Zjarrfikesit tek Qendra e Studenteve Foto: KALLXO.com