Zjarrfikësit e Deçanit Nuk po e Gëzojnë Objektin e Ri

Sipas autoriteteve komunale, ndonëse është bërë pranimi teknik i objektit, zvarritja e kalimit të zjarrfikësve në objektin e tyre të ri është për shkak të procedurave të mobilimit.

“Është bërë pranimi teknik i objektit, si procedurë na ka vonuar me shumë e kemi pasur se në mars ose fillim të prillit me kaluar në objekt të ri, po si procedurë për mobilimin me mobilie të objektit të zjarrfikësve, janë vonuar deri tani,” tha Zenuni

Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunës së Deçanit, Izet Zenuni, thotë se tash mobiliet kanë ardhur dhe zjarrfikësit shumë shpejtë do të vendosen në objektin e tyre.

“Procedura e mobilimit është kryer, do të thotë ka përfunduar, kanë ardhur mobiliet. Tash pritet të krijohet një komision enkas që do të bëjë zhvlerësimin e pajisjeve të vjetra të zjarrfikësve ku janë të vendosur tani edhe me kohë të dislokohen në objektin e ri“, tha ai

Zenuni thotë se tani objekti i plotëson të gjitha kushtet dhe vendosja e zjarrfikësve në të pritet të bëhet në fund të këtij muaji.

Në vitin 2014, KALLXO.com ka raportuar për kushtet e këqija të punës të zjarrfikësve në objektin ku ishin vendosur.

Zjarrfikësit e Deçanit Një Dimër Pa Kulm Mbi Kokë (TV)

Dy vjet më vonë, në emisionin “Jeta në Deçan”, i pyetur nga Jeta Xharra rreth telasheve me objektin e zjarrfikësve, kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, kishte premtuar se pasi të bëhet pranimi teknik objekti do jetë në shfrytëzim.

http://kallxo.com/therrat-e-llukes/

Për shkak se nuk doli në fjalë, Rasim Selmanaj u kap nga KRYPOMETRI, produkti i KALLXO.com i cili mat vërtetësinë e deklaratave të zyrtarëve publikë.

Rrena e Kryetarit të Deçanit për Zjarrfikësit