Zjarr në Prizren, Lëndohet një Person

Një person nga fshati Tupec i Prizrenit ka raportuar se në rrethana të panjohura dje nga zjarri i është përfshirë objekti i restorantit të tij.

Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas PK-së rasti është duke u hetuar./21Media