Foto-ilustrim | Flickr

Zjarr në një Repart Ushtarak të Shkodrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një repart ushtarak në Bushat të Shkodrës mesditën e sotme.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë dëgjuar shpërthime municionesh luftarake, duke krijuar panik në zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit dhe për të parandaluar rëndimin e situatës.

Nga flakët rrezikohen edhe disa banesa përreth.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se origjina e tyre ka qenë në një zonë aty pranë duke u përhapur më tej me shpejtësi.