Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Zjarr në një Ndërtesë në ‘Bregun e Diellit’

Një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” është përfshirë nga flaka.

Ndërtesa gjendet përballë QMF-së.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.

“Rreth orës 14:00 ka ndodh zjarri dhe nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Zëdhënësja tha se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotove shihet se zjarri ka shpërthyer në një banesë në përdhes.