Arkiva | Foto: KALLXO.com

Zjarr në një Ndërtesë, 12 të Vdekur

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një zjarr në një ndërtesë në lagjen Bronx të New York-ut.

Kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio tha se zjarri ishte më vdekjeprurëse në qytet për të paktën 25 vjet.

Viktimë e këtij zjarri është edhe një fëmijë një jeçar, shtoi ai.

Më shumë se 160 zjarrfikës ndihmuan që flaka të mbetej nën kontroll, transmeton rtv21.tv.

Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur./21Media