Zjarr në Ndërtesën e UP-së

Flakë të mëdha e kanë përshkuar para pak minutave fasadën e jashtme të një objekti të një fakulteti të Universitetit të Prishtinës, afër Institutit Albanologjik.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.

KALLXO.com e ka xhiruar Live përhapjen e zjarrit.

Pamjet tregojnë dëme të mëdha të fasadës së jashtme të këtij objekti universitar.