Njësia e paraburgimit në Scheveningen, Hagë. Foto: BIRN.

Zjarr në Burgun e Hagës ku Janë Mlladiq e Karaxhiq

Ministria holandeze e Drejtësisë tha për BIRN sot se asnjë i pandehur i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që po mbahet në njësinë e paraburgimit të OKB-së në burgun në Scheveningen, nuk u lëndua nga flakët që shpërthyen gjatë natës.

“Po, ka pasur një zjarr në Scheveningen gjatë natës, por asgjë që ka lidhje me të burgosurit e ICTY-së”, tha ministria.

“Zjarri ishte në një pjesë tjetër të burgut, një pjesë krejtësisht më vete, te pjesa e psikiatrisë ku janë të burgosurit psikiatrikë”, shtoi ajo.

Një i burgosur, një shtetas holandez, vdiq si pasojë e zjarrit.

Të burgosurit e tjerë u evakuuan.

Ndër ata që mbahen në njësinë e paraburgimit të OKB-së përfshihen ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiq, si dhe ish-shefat e sigurimit serb Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Por njësia për të pandehurit e krimeve të luftës “nuk u prek në asnjë mënyrë” nga zjarri, tha ICTY për BIRN.

Shkaku i incidentit nuk është përcaktuar ende dhe policia po heton, shtoi ICTY.