Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Zihet Duke Vjedhur, Sulmon Policët me Sëpatë

Policia ka arrestuar një mashkull dhe një femër, të cilët i ka zënë në flagrancë duke vjedhur në një banesë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rr. “Adem Jashari”, në Pejë, dje rreth orës 15:00.

NDËRLIDHUR

Policia tregon se gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht si dhe ka goditur me sëpatë zyrtarët policorë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë.

19 Qershor 2017 - 13:33

Naser Sertolli 19/06/2017 - 13:33
NDËRVEPRIMI16

Zihet Duke Vjedhur, Sulmon Policët me Sëpatë

by Naser Sertolli
NA NDIQNI