Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Zihet Duke Vjedhur Shtetasi i Turqisë

Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e një prishtinasi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:43 në rr. “Azem Jashanica”, në Prishtinë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një kaçavidë dhe një palë doreza.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si vjedhje e rëndë.