Ziadin Sela: Ka arsye të Kapen Armët, Por nuk Është Momenti

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë “shumë arsye” për t’i kapur armët, por shprehet se nuk është momenti për to.

“Ka shumë arsye që të kapen armët në dorë, por është shumë gabim që në këto momente të kapen armët në dorë sepse mendojmë që zgjidhja më e mirë e gjithë kësaj çështjeje bëhet me politikë, e jo me armë. Shqiptarët nuk duhet asesi t’u hyjnë atyre aventurave. Pse ka arsye që të kapen armët? Niveli më i lartë i komunikimit është forca në fund të fundit. Nëse dështojnë të gjitha argumentet tjera, atëherë vjen në shprehje kjo”, tha Sela gjatë debatit për krizën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Sela është edhe lider i partisë së re të shqiptarëve të Maqedonisë LR- PDSh.

Debati i plotë: