Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Zhvillimet Rreth Speciales Haradinaj Anulon Ngjarjen

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka anuluar paraqitjen e tij të planifikuar për në ora 18:00 në diskutimin Fol hapur të organizuar nga lëvizja Fol. Arsytimi zyrtar i Haradinajt sipas organizatorit janë angazhimet e shumta në kuvend.

“Kryeministri Haradinaj, ne momentet e fundit anuloi prezencen ne FOL Hapur. Arsyetimi ishte zhvillimet ne Kuvend te Kosoves. Sigurisht, kjo erdhi si pasoje e nje ekipe prej sharlatanesh qe KM ka rreth vetes, te cilet ishin te paafte qe t’ja organizonin agjenden kryeministrit te vendit” ka thënë Petrit Zogaj drejtor i FOL.

Në orët e mbrëmjes në  korridoret e Kuvendin e Kosovës është diskutuar propozimi i veteranëve të UÇK për rrëzimin e ligjit për gjykatën special.Iniciativa është kundërshtuar fuqishëm nga ambasadori Amerikan në paraqitjet e tij në Tëiter ndërsa ende nuk ka qëndrim qeveritar dhe të kuvendit rreth kësaj qështjeje.