Ilustrim- Foto: Rtv21

Zhvendosen 5,000 Civilë si Pasojë e Ofensivës Turke

Si pasojë e ofensivës ushtarake turke kundër trupave kurde në rajonin Afrin në Siri, deri më tani janë detyruar të zhvendosen 5,000 civilë, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar sot.

Kombet e Bashkuara njoftojnë se janë gati të ofrojnë ndihmë për 50 mijë njerëz në Afrin dhe mund të furnizojnë me ushqim 30 mijë njerëz, në rast të zhvendosjes së mëtejshme në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane në rajonin e Alepos.

Ushtria turke ka filluar të shtunën ofensivën “Dega e ullirit”, ku sot ka njoftuar se është vrarë ushtari i parë, ndërsa numri i të vrarëve në palën kurde nuk dihet, por raportet e mëparshme kanë njoftuar për civil të vrarë dhe pjesëtarë të njësisë mbrojtëse, si pasojë e bombardimeve turke. /21Media