Ilustrim

Zhvatja e Parasë Publike me Tender

Qeveria e Kosovës ka investuar gati 2 miliardë euro në asfalt. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve kanë shkuar në ndërtimin e dy Autostradave, Prishtinë- Morinë dhe Autostradën për Shkup. Këto dy kontrata që do t’i kushtojnë Kosovës rreth 1.7 miliardë euro nuk janë publikuar dhe rrjedhimisht nuk dihet kushtet kontraktuale. Mungesa e transparencës ka bërë që të mos ketë informata se nga po vijnë penalltitë të cilat po obligohet me i pagu qeveria e Kosovës. Për dallim ndërtimi i autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” kontrata më e madhe në historinë ë investimeve në Kosovë që nga paslufta për termocentralin “Kosova e Re” është publikuar dhe e qasshme për publikun. Por, vonesat e publikimit të kontratave për Kosovën e re janë cilësuar si shkelje ligjore e kushtetuese nga Gjykata. Kontrata për Kosovën e re është vlerësuar e dëmshme dhe vjedhje me transparencë.

Partia Demokratika e Kosovës, në krye me Hashim Thaçi erdhi në pushtet në vitin 2008 duke premtuar ndërtim të rrugëve. Me të konsoliduar qeverinë e tij me LDK-në, u hap tenderi për ndërtimin e Autostradës nga Morina në Prishtinë. Fillimisht traseja e kësaj Autostrade ishte paraparë të kalojë përmes Shtimes, Lipjanit dhe kah Qafa e Dulës, mirëpo ajo u ndërrua. Në atë kohë, ministër i Transportit ishte Fatmir Limaj. Ai u akuzua se trasenë e Autostradës e qojë kah “arat e veta”, meqë i njëjti vinte nga Malisheva. Por, arsyetimi ishte për shkak të terenit më të përshtatshëm.

Përkundër që gjithmonë u proklamua se Autostrada do të vije deri në Prishtinë, e njëjta u ndal në Arllat të Drenasit. Aty Autostrada u lidh me rrugën Magjistrale Prishtinë- Pejë.

Pas një punë trevjeçare, në muajin nëntor, të vitit 2013 përurohen punimet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade nuk është bërë asnjëherë publike. Në media flitet se vlera e saj kalon 1 miliardë euro

Kontrata tjetër e cila nuk u publikua asnjëherë është edhe ajo e ndërtimit të autostradës tjetër që e lidhë Kosovën me Maqedoninë. Ndërtimi I kësaj autostrade filloi në qershorin e vitit 2014 Për ndërtimi e kësaj buxhetit të Kosovës ishte paraparë t’i kushtoj 600 milionë euro.

“Kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për shtetin, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë fundvit dhe për Vitin e Ri,” citohet të ketë thënë presidenti Thaçi në përurimin e kësaj rruge në dhjetorë të 2016-ës.

Por, për ndërtimin e kësaj Autostradës tashmë po thuhet se duhen paguar edhe 63 milionë euro në emër të penalltive. Meqë kontrata nuk është publikuar nuk dihet prej nga burojnë këto penallti.

Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa, në fund të mandatit e nisi edhe një Autostrad, atë për Gjilan. E njëjta është proceduar në kohë të zgjedhjeve, ndërsa publikimi i fituesve ishte bërë në ditët kur po ndërroheshin pushtetet. Gjykata e Tenderëve kishte gjetur që në këtë tende kishte shkelje ligjore, ndërsa vlerësimi i parë ishte anuluar. Ndërsa, edhe gjatë rivlerësimit janë ngritur dyshime për shkelje ligjore. Kontratat e para tashmë janë nënshkruar.

Për dallim nga kontratat e pa publikuara për autostradat, marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” e cila po konsiderohet si investimit më madh në historinë e investimeve paslufte në Kosovë me kompaninë amerikane “Counter Global”  që kushton miliarda euro ka vendosur që të publikohet marrëveshja e nënshkruar. Por përkundër së është përshëndetur hapja ndaj publikut për këtë kontratë po konsiderohet si hajni me transparencë.

Me këtë marrëveshje qytetarët pritet të paguajnë rrymë deri në 50 për qind më të shtrenjtë si dhe në rast se kompania nuk arrit të shet rrymën, shtet e ka për detyrë ta subvencionojë.

Dyshime për tender më të shtrenjtë ishin edhe për tenderin për target e veturave.

Dyshimet në Tenderin e Shtrenjtë që Solli Targat Provuese

Kallxo.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar vazhdimisht për tenderët që iu dhanë të afërmeve dhe njerëzve të politikës. Zhvatja e parasë publike nuk është bërë edhe duke përdorur tender të vegjël për të blerë gjëra të luksit.