Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Zhduket një person në Pejë, familjarët kërkojnë informacione

Një 62 vjeçar emri i të cilit është Idriz Muriqi është zhdukur dy ditë më parë.

Sipas familjarëve të Muriqit, 62 vjeçari ka dalë në shëtitje dhe nuk është kthyer më.

“Po, Idriz Muriqi nga pardje është zhdukur, ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer. Ka qene i veshur me trenerka dhe papuqe, dhe thuhet se ka shkuar në drejtim të Istogut, nga fshati Vitomiricë. Ai kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa deri para një muaji ka punuar si mësimdhënës”, tha për KALLXO.com familjari i personit të zhdukur, Shefqet Muriqi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë në Pejë, Driton Rugova i cili e ka konfirmuar zhdukjen e 62 vjeçarit.

“Më 22.05.2018 rreth orës 22:00, Policia është informuar nga familjarë të viktimës se I.M (1956) i cili sipas tyre ka dalë për shëtitje dhe i njëjti nuk është kthyer me, për rastin janë njoftuar te gjitha njësitet e duhura te policisë te cilat janë duke hetuar rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit rasti nen hetime”, tha Rugova për KALLXO.com

Familjarët kanë kërkuar ndihmë në lidhje me gjetjen e Idriz Muriqit.

“Të gjithë qytetarët qe kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti te lajmërohen ne numrin kontaktues 049228993”, ka thënë familjari i 62 vjeçarit.