Foto-ilustrim

Zhduket një e mitur në Gjilan e një burrë në Prizren

Një nënë nga Gjilani ka raportuar për zhdukjen e vajzës së saj të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 13:00.

Ankuesja thotë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Ndërsa, në Reçan të Prizrenit një grua ka raportuar të premten rreth orës 10:10 se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Këto dy raste po trajtohen si person i humbur.