Pallati i Rinise

Zhbllokohet Vendimmarrja për Pallatin e Rinisë

Vendimi i Qeverisë për Pallatin e Rinisë merr rrugën për në Kuvend.

Vendimi i Qeverisë i datës 22 dhjetor të 2017 lidhur me Ndërmarrjen “Qendra shoqërore sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë” iu është rekomanduar Kuvendit.

Me 5 vota pro dhe një kundër, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Zhvillim Rajonal i ka dhënë dritën e gjelbër këtij vendimi për Kuvend.

Kundër këtij vendimi ishte vetëm deputetja e PDk-së, Sala Berisha- Shala, e cila kërkonte dokumente shtesë para se të merrej një vendim nga Komisioni.

Në rast se gjen mbështetje nga deputetët, Pallati i Rinisë do t’i kalojë në menaxhim Komunës së Prishtinës, kërkesë të cilën e ka përsëritur shpesh administrata aktuale e komunës.

“Komuna e Prishtinës e ka për detyrë të menaxhoj këtë ndërrmarrje dhe t’i nisë investimet e duhura për ta bërë atë një qendër sic i ka hije Kryeqytetit’, tha Dardan Molliqaj, deputet i vetëvendosjes, pas miratimit të këtij vendimi.

Votimi për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës së Prishtinës nuk ishte bërë 5 ditë më parë nga ky komision.

Mos procedimi i këtij vendimi nga komisioni për në Kuvend ishte parë si i qëllimshëm.

Votimi i këtij vendimi ishte shtyrë për të premten në mungesë të dokumentacionit.

http://kallxo.com/ne-mungese-te-dokumentacionit-shtyhet-votimi-per-pallatin-e-rinise/

Në muajin tetor të vitit të kaluar kryeministri Ramush Haradinaj i kishte bërë kërkesë AKP-së t’ia rikthejë Pallatin e Rinisë Komunës së Prishtinës.

http://kallxo.com/haradinaj-kerkese-akp-se-pallati-rinise-ti-rikthehet-komunes-se-prishtines/

Vendimin e kryeministrit Haradinaj e kishte përshëndetu kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

http://kallxo.com/ahmeti-pershendet-vendimin-e-haradinajt-per-pallatin-e-rinise/

Me 22 dhjetor, Qeveria mori vendim që Pallatin e Rinisë t’ia kthej Komunës së Prishtinës.

http://kallxo.com/qeveria-ia-kthen-komunes-pallatin-e-rinise/