Rexhep Kadriu, Zëvendoës Ministër i Infrastrukturës Foto: Kallxo.com (Arkiv)

Zgjerimi i Rrugës në Veternik me Dizajn të Ri, Ministria Nuk Mohon Koston Shtesë

Ministria e Infrastrukturës paralajmëroi procedurë të re tenderimi për rrugën e cila është duke u zgjeruar nga pranver a e vitit të kaluar në hyrje të Prishtinës, pas disa telasheve që janë paraqitur gjatë ndërtimit të saj.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar muajin e kaluar për problemet që kishte nxjerrë shembja e dheut në këtë rrugë.

Zgjerimi i kësaj rruge kishte nisur në prill të vitit të kaluar. Në të dy pjesët, zgjerimi i rrugës ka qenë e planifikuar të përfundojë brenda 150 ditëve të punës.

“Duhet ta formojmë një Komision tjetër që ta bëjë prerjen e punimeve, do ta ridizajnojmë projektin, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe do t’i shpallim procedurat e reja të tenderimit. Kjo rrëshqitje duhet të hiqet, nuk mund të bëhet sanim më aty. Duhet ta heqim atë mur të betonit, duhet ta largojmë atë dhée do të veprojmë sipas udhëzimeve… Nuk di a do të ketë kosto shtesë përderisa nuk e kemi paramasën dhe parallogarinë”, tha Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu në një konferencë për shtyp ku u prezantua raporti i ekspertëve për rrëshqitjen e dheut që kishte ndodhur vitin e kaluar në vendin ku po zgjerohet rruga në hyrje të Prishtinës, në Veternik.

Ai tha se kjo rrugë “nuk është punuar me standarde dhe normative me të cilat është dashtë të punohet”.

“Kemi të bëjmë me hallka të cilat nuk kanë funksionuar në këtë drejtim duke filluar nga ndërtimi, mbikëqyrja por edhe koha e keqe që eka mbizotëruar në Kosovë”, tha Kadriu.

Drejtuesi i ekipit të ekspertëve që ka punuar në raport, Naser Kabashi, tha se nuk janë respektuar kushtet gjeomekanike gjatë ndërtimit të rrugës, ndërsa të reshurat, sipas tij, e kanë ndihmuar shembjen

“Ky rast është mesazh i mirë se si nuk duhet të punojmë dhe se si duhet të përmirësohemi secili në pjesën e vet në mënyrë që këto të mos përsëriten”, tha Kabashi.