Salih Zyba - Foto: Facebook

Zyba Premton më Shumë Çerdhe në Suharekë e në Fshatrat e Mëdha

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në ditën e parë të fushatës, ka kritikuar qeverisjen aktuale komunale se gjatë mandatit të saj nuk ka punuar asgjë për hapjen e çerdheve të reja për fëmijë.

Ai gjatë një vizite që i bëri çerdhes së vetme publike në Suharekë, u zotua se nëse merr mandatin në krye të kësaj komune, do të ndërtojë më shumë çerdhe, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat e mëdha.

“Ne do të rrisim shumë më shumë çerdhe me bazë komunitare në Therandë siç kemi bërë edhe në Prishtinë. Çerdhet do t’i hapim në qytet por edhe në fshatrat e mëdha. Ky është zotimi im në ndihmë të familjeve me fëmijë të vegjël”, ka thënë Zyba. /21Media