Debat Pernime për Prizrenin. Foto: Atdhe Mulla

Zotimet për Prizrenin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, premtoi “qeverisje civile” për këtë komunë ndërsa thumboi rivalët nga PDK e vetëvendosje gjatë prezantimit të tij në Debat Pernime.

“Prizreni në vitet e fundit është qeverisë nga një qeverisje e keqe që ka degraduar urbanizmin, arsimin, kulturën e sportin. Ne si LDK do t’i ofrojmë një kulturë krejtësisht të re Prizrenit. Qyteti i Prizrenit ka tri oferta qeverisjen e Prontos, ofertën e gazit, dhe ofertën e qeverisjes civile”, tha Baxhaku.

Ndërsa Lulzim Kabashi nga AAK premtoi 5000 vende të reja të punës.

“ Do të ketë partneritet me qeverisjen qendrore dhe donatorë, transparencë dhe llogaridhënie. Do të ketë zhvillim të turizmit, rinisë, kulturës, sportit, parkingjeve, rrugëve dhe lumenjve. Do ët ketë reformim dhe depolitizim të arsimit”, tha Kabashi.

Mytaher Haskuka nga LVV, tha se kanë rreth 43 masa për qeverisjen e Prizrenit.

“LVV dhe qeverisja ime do të ketë katër qëllime kryesore. Këto qëllime do t’i arrijmë me 43 masa. Qëllimi parë zhvillimi i turizmit, qëllimi i dytë përmirësimi i gjendje në arsim dhe shëndetësi, depolitizimi në arsim, rifunksionalizimi i qendrave të mjekësisë familjare, trajnimi i vazhdueshëm i personelit shëndetësor, zhvillimi urban, qëllimi i katër një administratë publike efikase dhe transparente, uj për të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit, ndriçim publik për fshatra dhe qytete”, tha Haskuka.

Nexhmedin Ramadani nga Fjala, tha se do të ketë zhvillim ekonomik.

“Fjala është parti konservatore e cila me të vërtet kishte me ju përshtat Prizrenit historik, Prizrenit të kulturës. Prizreni është i njohur për zejtari e turizëm, kur të vijë në postin e kryetarit do të vërehet zhvillimi ekonomik. Do të punojmë për arsim”, tha Ramadani.

Osman Krasniqi nga AKR, premtoi mjedis të pastër e parandalim të sëmundjeve.

“Investimi duhet të shkojë proporcionalisht, si prioritete i kam: mjedis të pastër, rini të arsimuar dhe punësim, parandalim të sëmundjeve, kujdes për persona me nevoja të veçantë, bujqësia kualitative, turizëm trashëgimi, përkrahje dhe avancim i ndërmarrësive, furnizim me ujë të pijshëm, kontroll të zbatimit të të drejtave të garantuara të punëtorëve, theksi veçantë do të jetë zgjerimi i zonave të gjelbëruara”, tha Krasniqi.

Shaqir Totaj nga PDK, paraqiti 17 pikat dhe 55 zotimet.

“PDK dhe unë e kemi një planë prej 17 pikave dhe 55 zotime. Si një ekonomist, do bëjmë zhvillim ekonomik, krijimin e një fondi prej 2 milion eurove. Do të i japim  një impuls punësime për gratë dhe të rinjtë”, tha Totaj.

Veton Qipa nga Alternativa, premtoi zhvillim të ekonomisë dhe të arsimit.

“Të njëjtat pika i kemi edhe ne si alternativë, zhvillimin e ekonomisë, arsimit. Në kapitullin e politikave të bashkë ekzistencës, do të bëjmë barazi gjinore dhe politikë të gruas. Alternativa edhe në Kosovë edhe në priren nuk mendon të bëj politikë me qytetin”, tha Qipa.