Arbër Vllahiu në Barilevë - Foto: Facebook

Vllahiu: Trefishim të Buxhetit për Bujqësinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, gjatë një takimi në Barilevë ka premtuar rritje trefish të buxhetit aktual për bujqësinë dhe një fond të veçantë zhvillimor për këtë sektor.

Gjatë takimit me fermerë të kësaj ane, Vllahiu ka premtuar ndihmë, subvencione, ndërtim të serave e lehtësime në taksa për ta.

Po ashtu, Arbër Vllahiu ka premtuar një treg të prodhuesve vendorë dhe garantim të prodhimeve vendore në zonën e Prishtinës.

“Integrimi i qytetit me tërësinë e tij, kur pjesa rurale do të trajtohet barabarësisht me pjesën urbane edhe në shërbime edhe në përkujdesje do ta bëjë Prishtinën kryeqytet të qytetarëve të tij”, ka theksuar kandidati i AAK-së.