Vllahiu Premton Zgjidhje të Problemit me Qentë Endacakë

Arbër Vllahiu takohet me banorë të lagjes "Mati" - Foto: Facebook

Kandidati i AAK-së për kryetar të kryeqytetit, Arbër Vllahiu, ka premtuar sot zgjidhje të problemit të qenve endacakë në Prishtinë.

Sipas Vllahiut, ky problem do të zgjidhet në bashkëveprim me Qeverinë e Kosovës.

“Dhe banorët e posaçërisht fëmijët nuk do të kenë më frikë e as shqetësime”, ka thënë ai në një takim me banorët e lagjes “Mati”.

Ai ka thënë se banorët në këtë lagje po përballen me mungesë të madhe të ujit, “sado që në mënyrë të pakuptimtë është thënë se Prishtina ka 24 orë ujë”.

Po ashtu, kandidati i AAK-së tha se trafiku urban do të rikonceptohet, do të ridizajnohet dhe do të plotësohet.

“Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit”, theksoi ai.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend