PDK në Mitrovicë - Foto: Facebook

Veseli e Quan ‘Individ Aksidental’ Agim Bahtirin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim në përkrahje të kandidates për kryetare të Mitrovicës Jugore, Valdete Idrizi, e ka quajtur “individ aksidental” e “të papërgjegjshëm” kandidatin e AKR-së, dhe kryetarin aktual të Komunës, Agim Bahtirin.

“Mitrovica s’ka kohë për të humbur me individë aksidentalë e të papërgjegjshëm”, ka thënë Veseli sipas një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Jemi bërë bashkë, si asnjëherë më parë, që ta zgjojmë Mitrovicën, ta çojmë në këmbë dhe ta ndryshojmë, sepse nuk ka Kosovë të zhvilluar pa Mitrovicë të zhvilluar dhe nuk ka Kosovë të integruar pa Mitrovicë të bashkuar. Bashkë do t’ia kthejmë shpresën, dinjitetin dhe lavdinë Mitrovicës”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Në balotazhin e së dielës për kryetar të Komunës së Mitrovicës Jugore garojnë Valdete Idrizi e PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së.