Lirak Çelaj në takim me qytetarë - Foto: Rtv21

Trafiku Urban, Prioritet i Lirak Çelajt

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka nisur fushatën dorë me dorë me qytetarët.

Ai tha se synimi i tij nëse merr besimin e prishtinasve është që ta bëjë kryeqytetin e vendit destinacion,  e jo vetëm vend transit ku njerëzit vijnë për ta kryer një punë dhe ecin.

Çelaj shtoi se prioritet po ashtu do të jetë trafiku meqë sipas tij nuk është bërë asgjë dhe qytetarët e kanë të vështirë ardhjen deri në shesh.

Ai po ashtu përmendi arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe bujqësinë si prioritet. /21Media