Driton Tali - Foto: Atdhe MULLA

Tali: Ata që Kanë Pare si Thaçi Paguajnë më Shumë Tatim

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali tha se politikat e tyre ekonomike do të jenë të atilla që njerëzit që kanë më shumë të ardhura të paguajnë më shumë tatim.

“Ne e kemi më lehtë me e komentu planin tonë sepse është i realizueshëm, do të bëjmë reforma. Këtë modelin e politikës tatimore të sheshtë do ta ndërrojmë në atë progresive, të mos paguajmë tatim nj[jtë si ata me të ardhura të ulëta si ata me të ardhura të larta. Ata që kanë pare si Thaçi e Isa Mustafa e Ramush Haradinaj do të paguajnë më shumë tatim”, tha Tali.

Këto komente ai i bëri në “Debat Përnime”, të moderuar nga Jeta Xharra, që po transmetohet në TV21.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në debatin e sontëm, të dytin me radhë, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PDK-së ndërsa AAK e NISMA e pranuan ftesën.