Debat Pernime, Vushtrri. Foto: Atdhe Mulla

Sonte Debat Pernime për Vushtrrinë

Kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Vushtrrisë pas 22 tetorit, Abdullah Vojvoda (Nisma), Besim Muzaqi (LVV), Ferit Idrizi (PDK), Lutfi Bilalli (AAK), Nasuf Aliu (AKR) dhe Xhafer Tahiri (LDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshorteve të tyre.