Dërrasë e zezë në një shkollë të Kaçanikut. Foto: KALLXO.com

Skandaloze: Shikoni Gjendjen në Shkollat e Kaçanikut

Një dërrasë e zezë e bërë shoshë me një mbishkrim në të “Prof Ikëm” tregon për gjendjen e arsimit në këtë komunë dhe pritjet që mund t’i ketë vendi në testet e ardhshme të nivelit lokal, qendror e ndërkombëtar.

Ekipet hulumtuese të KALLXO.com, gjatë realizimit të Debat Pernime në komunën e Kaçanikut kanë parë kushte të mjerueshme të shkollave në këtë komunë.

Drita neoni të nxjerra nga vendi, xhama të thyer, tabela të shkarravitura me mjete të forta e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të një procesi mësimor në këtë komunë.