Debat Pernime - Foto: Atdhe Mulla

Planet e Partive për Përmirësimin e Mirëqenies së Qytetarëve

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se kanë krijuar një plan prej 40 prioritetesh për pasurimin e popullit kosovar.

“Secilën palë zgjedhje po dëgjojmë fjalë të bukura. Ne në Komunën e Prishtinës i kemi pasur 12 prioritete, më 2 dhjetor ka nisë realizimi i atyre prioriteteve. Tani kemi 40 prioritete që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, zbutjen e papunësisë, barazinë, drejtësinë, dhe do të fillojmë të hënën më 12 qershor t’i zbatojmë. Këto janë premtimet tona dhe do të realizohen në përpikëri”, tha Haxhiu.

Përfaqësuesi i Partisë së Re Rome tha se ndihen të neglizhuar dhe nuk munden të bëjnë shumë për popullin e Kosovës e sidomos për komunitetet.

“Popullata rome, para 2 vjetësh fëmijën rom e kafshoi një qen, ne jemi të neglizhuar. Na trajtoni si pjesëtarë të këtij komuniteti”, tha Kujtim Paçaku.

Përfaqësuesja e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Valdete Bajrami tha se Nisma ka një program special për qytetarët e Kosovës.

“Unë kam qenë zë kritik për keqmenaxhim të veturave të tërë kabinetit qeveritar. Nisma e ka një program special që do t’i kushtohet qytetarëve. Jemi duke punuar që çdo familje që është në asistencë sociale të ketë nga një pjesëtar të familjes në punë”, tha Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës ka munguar edhe në debatin e nëntë me radhë dhe të fundit tematik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në debatin e sotëm Pernime të moderuar nga Jeta Xharra subjektet pjesëmarrëse diskutojnë për integritetin publik dhe përgjegjësinë politike.

PDK, si partia më e madhe në Kosovë në të gjitha zgjedhjet e pas shpalljes së pavarësisë, ka zgjedhur ta vë në pikëpyetje integritetin dhe përgjegjësinë e vet karshi rivalëve në garën zgjedhore dhe publikut.

Deri tani, PDK nuk ka marrë pjesë në asnjë nga debatet zgjedhore meqë ka kërkuar hapësirë më të madhe për koalicionin në të cilin merr pjesë me AAK-në dhe NISMA-n.

Kërkesa e PDK-së është vlerësuar e jashtëligjshme nga Komisioni i Pavarur për Media.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Haxhiu: Kosovën do t’ua Kthejmë Qytetarëve