Foto: Kallxo.com

PDK Sërish i Ik Debatit

Gjithë ditën gjatë fushatës drejtuesit e PDK-së u flasin qytetarëve nëpër tubime për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe çështje tjera.

Por kur vjen koha në mbrëmje që të përballen me rivalët politikë në garën zgjedhore, ata janë duke zgjedhur të qëndrojnë mënjanë.

Sonte, në debatin e planifikuar #DebatPernime në TV21 të moderuar nga Jeta Xharra, nuk po merr pjesë asnjë përfaqësues i këtij PDK-së.

Debati ka të bëjë me mbushjen e buxhetit të shtetit.

Mbrëmë, në debatin e parë parazgjedhor në të cilin u fol për politikën e jashtme, vetëm AAK mori pjesë në këtë diskutim, ndërsa PDK e NISMA munguan.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në KALLXO.com duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

Sot analistët thanë për KALLXO.com se ikja nga debatet parazgjedhore përbën mungesë të kulturës së debatit.

Ikja nga Ballafaqimi, Mungesë e Kulturës së Debatit