Valdete Daka gjatë shortit | Foto: KALLXO.com

Partitë Fitojnë Numrat e Tyre

Subjektet politike dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit prej sot do ta dinë se me cilët numra do ta bëjnë fushatën e tyre zgjedhore.

Me short në KQZ janë përcaktuar numrat me të cilët subjektet politike dhe koalicionet do të paraqiten në listat zgjedhore.

Koalicioni PDK- AAK- Nisma dhe 11 partitë tjera më të vogla do të garojnë me numrin 12, ndërsa koalicioni tjetër LDK- AKR- Alternativa do ta ketë numrin 16.

Lëvizja “Vetëvendosje” shorti ka përcaktuar ta ketë numrin 35.

Para se të hidhej shorti, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka bëri thirrje që dita e zgjedhjeve 11 qershori të jetë ditë feste.

“Nga këtu dua të garantoj të gjithë aktorët, e të gjithë qytetarët që KQZ do të angazhohet pareshtur që mbarëvajtja e zgjedhjeve do të jetë konform ligjeve. Ftoj partitë politike për kujdes që 11 qershorin ta kthejmë në ditë feste”, tha Daka.

Daka tregoi edhe se si do të hidhej shorti.

“Fillimisht një zyrtar i KQZ-së do të tërheqë një subjekt politik, e me pas përfaqësuesi i atij subjekti do të tërheqë numrin. 11 deri në 36 janë numrat që do tërhiqen”, tha Daka.

Ja lista e plotë e subjekteve politike me numrat e tyre e lëshuar nga KQZ-ja.