Foto: PZAP/Video

PAN-i Dënohet për Posterët e Vendosur në Drunj

Koalicioni PDK-AAK-Nisma është dënuar për vendosje të posterëve në drunj në një rrugë të Pejës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 2700 euro Koalicionin PDK-AAK-Nisma për vendosjen e posterëve të kandidatëve për deputetë në drunjtë e rrugës “Mbretëresha Teutë” të Pejës.

Ankesën për vendosjen e posterëve në drunj e kishte bërë Instituti Demokratik i Kosovës.

Ankesa ishte bazuar në shkelje të nenit 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që rregullon se ku duhen vendosur posterët.

Sipas PZAP-it, Koalicioni PDK- AAK- Nisma ka thënë se kjo shkelje ka qenë e paqëllimshme dhe është bërë nga aktivistë që nuk i njohin rregullat zgjedhore.

Koalicioni i dënuar është i obliguar që brenda 15 ditësh ta paguajë dënimin.

KALLXO.com ka shkruar edhe për dënime tjera të subjekteve politike nga PZAP-i.

PZAP Dënon Vetëvendosjen me 1,200 Euro Gjobë