Fatmir Limaj - Foto: Facebook

Nisma Asnjë Fitore në Rrethin e Parë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka dalë në konferencën e parë pas zgjedhjeve të djeshme lokale.

Ai tha se Nisma ka 6 % të votës nacionale dhe kështu ka arritur objektivat e saj.

Nisma ka treguar rezultatin e saj më të mirë në Malishevë që është e vetmja komunë ku ky subjekt shkon në balotazh.

Kandidati i NISMA-s ka siguruar 40,67 për qind të votave duke lënë pas tij kandidatin e PDK-së Mursel Gashin me 27, 26 për qind.

Limaj ka thënë se pas rezultateve të publikuara nga KQZ, Nisma ka arritur që në shumicën dërmuese të kuvendeve komunale të ketë përfaqësues të saj përmes asamblistëve./ 21Media