Mustafa Flet për PDK-në dhe Pse Nuk Kandidoi për Deputet

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një postim në rrjetin e tij Facebook, shpjegon se nuk është dështimi i koalicionit LDK-PDK, ajo që e shtyri atë të mos kandidojë për kryeministër ose deputet për Kuvend.

NDËRLIDHUR

Mustafa madje thotë se nuk është penduar për koalicionin të cilin e kishin në 2014 mes LDK-PDK.

“Unë nuk jam penduar për koalicionin e vitit 2014 me PDK-në. Prandaj gënjejnë ata që hapjen e rrugës për njerëz të rinj për Kryeministër dhe vendimin tim të mos kandidoj për deputet e shpjegojnë si akt moral për shkak të dështimit të koalicionit me PDK-në”, thuhet në postimin e Mustafës.

Ai shtoi se janë pikërisht Partia Demokratike e Kosovës ata që janë penduar për koalicion, pasi sipas Mustafës, u respektua marrëveshja nga ana e tij.

“Qeveria, të cilën e drejtova, arriti suksese të jashtëzakonshme në ekonomi, në punësim, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në integrimet evropiane. Qeveri e pa korruptuar dhe e aftë”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës, përgjegjësinë e kundërshtimit të demarkacionit dhe faktit se qytetarët e Kosovës janë ende pa viza, e kanë ata që kundërshtuan demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa tha se pas vlerësimit, Mustafa ka konsideruar të mos garojë për deputet pasi “prijësi i listës duhet të jetë kandidati për kryeministër”.

“Opinionet tjera në debate televizive i konsideroj si nënshtrim para njerëzve që janë pjesë e ekipeve të koalicionit tjetër”, thuhet në postim.

Më 9 dhjetor të vitit 201, Isa Mustafa është zgjedhur Kryeministër i Kosovës.

Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës

Rolin e kryeministrit e luajti deri në 10 maj të këtij viti, pavarësisht se ai insistonte se mandati i tij do të shkonte deri në fund.

Pas më shumë se 4 orësh debat, në Kuvendin e Kosovës, më 10 maj,  PDK-ja i dha mbështetje iniciativës së partive opozitare për rrëzimin e qeverisë, të cilën e bashkudhëhoqi për më shumë se 2 vjet.

Mosbesimi i Kryeministrit për Shkarkim

Kjo bëri që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe pse flitej se Kryeministri në Largim, Isa Mustafa do t’i printe listës së LDK-së në këto zgjedhje, ai në një konferencë kishte bërë të ditur se kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, nuk do të ishte ai, por Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Më pas Mustafa gjatë konferencës kishte treguar se nuk do të jetë prijës i listës së LDK-së, dhe se nuk do të kandidonte për deputet.

Avdullah Hoti Zyrtarisht Kandidat i LDK-së për Kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.

Send this to a friend