Arban Abrashi (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

LDK Premton Pagesë Vjetore për Lehonat e Papunësuara

Në #Debat Pernime ku po diskutohet për shëndetësinë dhe barazinë sociale ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale në, Arban Abrashi (LDK) premtoi se të gjitha lehonat edhe në sektorin privat do të paguhen nga shteti.

Ai premtoi se gratë të cilat nuk janë të punësuara do të paguhen 50% e pagës minimale, të cilën e premtoi që do ta rrisin në 210 euro, e që i bie 105 euro.

Ndërsa  për gratë që janë të punësuar në sektorin privat, shteti do të paguaj 4 muajt e parë me 60%-70% nga shteti.

“Kjo për shkak se nataliteti në Kosovë është në rënie drastike”, tha Abrashi.

PDK po mungon edhe në debatin e shtatë Pernime që po transmetohet në TV21.

Partia e Kadri Veselit po refuzon të dërgojë përfaqësues nëpër debate me subjektet tjera politike pasi po kërkon hapësirë më të madhe në debat për koalicionin në ë cilin merr pjesë në zgjedhje (PDK-AAK-NISMA) në krahasim me subjektet tjera pjesëmarrëse, LDK-AKR dhe Vetëvendosje.

Sonte në #DebatPernime, subjektet pjesëmarrëse do të debatojnë për shëndetësinë dhe barazinë sociale.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: