Foto: Atdhe Mulla

LDK-AKR Tregon Pse po Kërkon Votën e Qytetarit

Reshat Nurboja, përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-Nisma, tha se qytetarët duhet të votojnë një koalicion i cili edhe pse është i ri ka cilësi e dije.

“Është koalicion i ri, koalicion i dijes dhe cilësisë, është koalicion LDK-AKR-Alternativa, në emër të këtyre e Kërkojmë votë në emër të tyre, bazohemi dije e cilësi dhe në përvojën tonë e cila me të vërtetë pjesa dërrmuese e kësaj liste të koalicionit mund të ndal katandisjen e deritashme të Kosovës  mund të filloj një lëvizje tjetër me një mendësi tjetër”, tha Nurboja.

Arben Gashi, përfaqësuesi tjetër nga ky koalicion tha qytetarët duhet të votojnë këtë koalicion pasi politika do të jetë më ndryshe në Kosovë.

“Me angazhimin dhe besimin e treguar në kuvend me sinqeritet në punë dhe kualitetin e qeverisjes së LDK, janë elemente që përbëjnë një arsye që të kërkojmë votë, politika do të jetë më ndryshe në Kosovë pas datës 11 qershor”, tha Gashi.

Mirlinda Sopi, përfaqësuesja tjetër nga i njëjti koalicion tha se janë më ballë-hapurit ndaj qytetarëve prandaj duhet të votohen.

“Jemi si duket më ballë hapur që të kërkojmë votën tek qytetarët tanë, ngase kemi qenë shumë të kujdesshëm që përfaqësuesit tanë të mos jenë të përfshirë në afera e akuza”, tha Sopi.

Partia Demokratike e Kosovës ka munguar edhe në debatin e nëntë me radhë dhe të fundit tematik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në debatin e sotëm Pernime të moderuar nga Jeta Xharra subjektet pjesëmarrëse diskutojnë për integritetin publik dhe përgjegjësinë politike.

PDK, si partia më e madhe në Kosovë në të gjitha zgjedhjet e pas shpalljes së pavarësisë, ka zgjedhur ta vë në pikëpyetje integritetin dhe përgjegjësinë e vet karshi rivalëve në garën zgjedhore dhe publikut.

Deri tani, PDK nuk ka marrë pjesë në asnjë nga debatet zgjedhore meqë ka kërkuar hapësirë më të madhe për koalicionin në të cilin merr pjesë me AAK-në dhe NISMA-n.

Kërkesa e PDK-së është vlerësuar e jashtëligjshme nga Komisioni i Pavarur për Media.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: