Latifi Paralajmëron Protestë për Palestrën Sportive

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës, Smajl Latifi, tha se pret përfundimin e palestrës sportive në Rahovec, përndryshe do të protestojë.

Në Debat Pernime, Latifi tha se palestra që pritet të kryhet nga qeveria, është kauza e tij për protestë.

“Nëse në gjashëmujorin e parë nuk kryhet, fillojnë protestat”, tha ai.

Në anën tjetër, kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Idriz Vehapi konstatoi se kjo palestër mund të kryhet në afatin e paraparë.

“Besoj që në gjashtë mujorin e parë duhet të përfundohet”, tha Vehapi.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, i mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka fituar 33,5 për qind të votave dhe Idriz Vehapi i PDK-së 29,5 për qind.