Kurti në panair | Foto: Facebook

Kurti: Leximi është Akt Atdhedashurie

Albin Kurti kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër pas vizitës në Panairin e Librit ka thënë se leximi është akt atdhedashurie.

Kurti, kandidati i “Vetëvendosjes” për kryeministër pasi vetë e vizitoi sot Panairin e Librit, bëri thirrje që edhe njerëzit tjerë ta vizitojnë atë.

“Ju ftoj të shkoni në panair e të zgjidhni librat tuaj, sepse leximi është akt atdhedashurie!” shkroi Kurti në Facebook.

Ai foli edhe për qeveritarët e deritashëm.

“Libri është themel i pazëvendësueshëm i kulturës. Duke mos i respektuar librat përfunduam me këta qeveritarë injorantë e hajna”, shkroi më tutje Kurti.

Ai premtoi përkrahje për botuesit nëse formon qeverinë.

“Qeveria jonë do të përkrahë intensivisht botuesit, për përkthim të veprave cilësore letrare e teorike, por edhe për botimin e autorëve vendorë”, shkroi Kurti.

Panairi i librit u hap mbrëmë në Prishtinë.