Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ i Ruhet Zjarrit për Zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpenzoi 705 euro për servisimin e aparateve të zjarrit për zgjedhjet e 11 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përgatitet për zgjedhjet e ditës së diel të 11 qershorit.

Institucioni që organizon zgjedhjet së fundmi ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës për servisimin e pajisjeve kundër zjarrit, ndërsa  tashmë ka nënshkruar edhe kontratën për evitimin e zjarrit në ambientet e Sekretariatit të KQZ-së dhe Qendrën e Numërimit të Votave (QNR).

Servisimi i aparateve të zjarrit i është besuar kompanisë “Tenaservis” me vlerë të kontratës prej 705 eurove.

Furnizimi me pajisje për plotësimin e nevojave të KQZ për zgjedhjet e sivjetme kanë qenë më të kushtueshme në krahasim me zgjedhjet e viti 2014.

http://kallxo.com/zgjedhjet-e-sivjetme-rrisin-shpenzimet/

http://kallxo.com/bien-per-14-mije-euro-shpenzimet-rreth-listave-te-votuesve/