Kandidati i LDK-së Nuk e Di Sa Gra do të Ketë në Ekip

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Selim Kryeziu, në Debat Përnime nuk ka pranuar të ndajë me publikun numrin e drejtorive që do t’ua besonte grave.

“Nuk mund ta zgjedhë një drejtoreshë veç pse është femër por dua të kem drejtoreshë që është e aftë. Shumica e atyre që unë i kam në ekip, janë studente ose nga ato që sapo i kanë përfunduar studimet dhe s’e kanë përvojën e duhur. Nuk mund të jap numër për këtë”, tha kandidati i LDK-së për Dragash, Selim Kryeziu.

Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime me arsyetimin se është “i ngarkuar”.

Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.