Debat Pernime, Lipjan. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Komunën e Lipjanit në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime prej orës 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Lipjanin pas 22 tetorit, Fitim Selimi (AAK), Heset Sahiti (NISMA), Imri Ahmeti  (LDK), Ismet Hajrullahu (PDK) dhe Selatin Retkoceri (VV) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.